Mediet në Serbi kanë raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian do t’i dërgojnë një letër kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vucicit, në të cilën do të jetë kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Lidhur me këtë ka folur kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se Amerika e BE-ja nuk duhet të humbin kohë me gjëra të tilla, pasi Serbia ka qenë e qartë në qëndrimin se duan kompromis që nuk përfshinë njohjen reciproke. Ne kemi thënë qindra herë se duam dialog dhe kompromis, por kjo nuk nënkupton që ta njohim Kosovën. Ai mendon se tashmë situata ka ndryshuar, meqë Kosova nuk mund që ta anëtarësohet në asnjë organizatë ndërkombëtare, derisa ka përmendur edhe shumë vende anëtare të Kombeve të Bashkuara që nuk e njohin Kosovën si shtet.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …