Sot, në Shkup, është mbajtur një marsh protestues kundër vendimeve të gjyqësore për të cilat në opinion ekzistojnë dyshime se janë të montuara. Protesta është organizuar me iniciativë të familjarëve, ashtu siç edhe kanë njoftuar familjarët e rasteve “Monstra” dhe “Almir Aliut“. Situata në këtë protestë është tensionuar ku protestuesit janë përleshur me policinë. Familjari i të dënuarve dhe organizatori i protestave të sotme për rastin “Monstra”, Bedri Hajdari, ka lexuar deklaratë para qytetarëve që marshuan nëpër kryeqytet. Ai tha se Qeveria e Zaevit i ka zhgënjyer ngase ka lejuar që prokuroja e re e lëndës të shërbehet me të njëjtat prova që u përdorën nga prokurorja e kaluar. Nuk pritej që qeveria Zaev të shuaj gjithë atë shpresë për drejtësi. Jemi këtu se ne me kokën lartë dalim para popullit dhe themi se jemi krenarë me familjarët tonë dhe se nuk kaun bërë asnjë krim. Krimi i tyre është se janë shqiptar. Njëjtë sikur rasti i familjarëve hetoni janë rasti Alfa, Almiri i vogël, Sopoti, Brodeci, Harun Aliu etj, tha Bedri Hajdari. Ai kërkoi të shkarkohen prokurorja dhe gjykatësit e rastit “Monstra” dhe Kuvendi e qeveria t’i publikojnë përgjimet për rastin ‘Monstra”.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …