Task Forca komunale e arsimit në Han të Elezit vlerëson gjendjen aktuale me Covid-19

Duke reflektuar mbi situatën aktuale me Pandeminë e Koronavirusit në vend dhe shtimit të numrit të të infektuarve, Task Forca komunale për mbikëqyrjen e zhvillimit të procesit mësimorë në kushte të Pandemisë së koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit mbanë takimin e radhës. Takimin e kryesoi nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit Mallzum Qajani i cili i njoftoi të pranishmit me gjendjen aktuale lidhur me Pandeminë e Koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit. Sipas nënkryetarit Qajani gjendja mundë të vlerësohet e mirë pavarësisht disa rasteve sporadike të cilat po menaxhohen në përputhje me rekomandimet e IKSHP-së. Ai tha se aktualisht janë 3 raste pozitive ndërsa janë duke u realizuar edhe testet serologjike në QKMF “Dr.Menduh Kaloshi”. Drejtori i DKA-së Menduh Vlashi tha se mësimi në shkollat e komunës është duke u realizuar ashtu siç ka qenë e planifikuar sipas skenarit A, me pjesëmarrjen e nxënësve në shkolla, por duke respektuar të gjitha rekomandimet e IKSHP-së dhe MASH-it. Gjendjen e mirë në shkolla si dhe zhvillimin me rregull të procesit arsimorë e konfirmuan edhe drejtorët e shkollave që ishin prezent në takim. Ata konfirmuan se janë duke i respektuar të gjitha masat e rekomanduara dhe se fatmirësisht nuk kemi as një rast të raportuar me Koronavirus. Sipas drejtorëve, duke reflektuar për situatën aktuale janë shtuar edhe masat preventive në pastrimin dhe dezinfektimin e objekteve shkollore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …