Në njëvjetorin e vrasjes së ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendit, po kritikohen institucionet të cilat nuk kanë arritur ende të zbardhin këtë rast. Për Kelmendin po thuhet se i mbijetoi luftës por jo edhe paqes. Në Akademinë përkujtimore, veprimtari Binak Ulaj tha se pikëllimi për mungesën e tij fizike po shtohet, kur dihet se si u gjet i vrarë Qerim Kelmendi. “Si ndodhë që edhe 20 vjet pas luftës te vritet ai në mënyrë mizore dhe të digjet. tani për tani kjo pyetje mbetet pa përgjigje. Liria çfarë kemi sot nuk është liria çfarë e kanë projektuar ideatorët dhe themeltarët e UÇK-së. Kjo qëndresë e tij nuk ishte e rastësishme”, tha ai. Ulaj duke folur për kontributin e Kelmendit në luftë, theksoi se i njëjti ka mbrojtur vlerat e UÇK-së. Ai ka përmendur edhe keqpërdorimet që janë bërë në emër të meritave të luftës. E kryetari i Shoqërisë “Lëvizja”, Xhevat Bislimi theksoi se Kelmendi i shpëtoi luftës, por jo edhe e paqes. “Nuk kemi shtet se ka aftësi për të zbuluar vrasësit e Kelmendit edhe pas një viti. Kjo është e dhimbshme dhe ndajmë dhimbjen me gjithë bashkëluftëtarët e tij”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …