Pas peticionit të 93 intelektualëve dhe protestës së mbajtur para Akademisë më 16 janar 2021, kur Akademia u kritikua se nuk po bënë punën e saj në mbrojtjën e Kosovë-Metohisë, Dega e shkencave historike, të nesërmën doli me një komunikatë, në mbrojtje të punës së saj. Në komunikatë thuhej “AKADEMIA KUJDESET PËR KOSOVË-METOHINË”, dhe vazhdon (teksti):
“Dega e shkencave historike e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve konstaton dhe “me indinjatë” se disa ditëve të fundit po zhvillohet një fushatë e tërë me rastin e interpretimit jo të saktë të intervistës së Vllladimir Kostiqit, kryetarit të ASShA, duke nxjerrë përfundime të cilat krijojnë bindjen se Akademia nuk po punon asgjë në lidhje me çështjën e Kosovë-Metohisë.
Kjo Degë (e Akademisë, v.j.) tërheq vërejtjen në atë se Kosovë-Metohia si pjesa e mesme e Serbisë së Vjetër paraqet pjesë të rëndësishme të hulumtimeve shkencore interdisiplinare të ASShA qysh prej themelimit të saj deri më sot. Në qendër të vëmendjes shkencore kjo ka ardhur në vitetet e 80-ta të shekullit të kaluar, duke botuar veprën kapitale “Trashëgimitë në Kosovë” Vetëm në periudhën 1990 – 2007, janë publikuar më se 536 njësi bibliografike kushtuar KeM. Me punë të mundimshme pesëdhjetëvjeçare në përzgjedhjen e lëndës historike dhe redaktimin kritikk të saj, është arritur të botohen 42 tome (blene) voluminoze të Përmbledhjes së dokumenteve mbi politikën sociale të Mbretërisë së Serbisë prej vitit 1903 – 1914. Brënda vëllimit të VII librave janë publikuar 15761 dokumente, prej të cilave një numër i konsiderueshëm kanë të bëjnë me Kosovë-Metohinë. Në vitin 1983 ASShA ka formuar Këshillin e përbashkët të Degëve (tash Këshilli i Akademisë) enkas për studimet për Kosovë-Metohinë. Në kuadër të këtij (Këshilli,v.j.) zhvillohet aktivitet i përhershëm hulumtues, rezultatet e të cilit botohen në revitën Përmbledhje për Kosovë e Metohi; tetë blene të saj janë botuar këtë vit. Këshilli ka organizuar një varg tryeza të rrumbullakta dhe tubime shkencore kushtuar krahinës sonë jugore, prej të cilave janë botuar përmbledhje punimesh të rëndësishme. Një nga tubimet shkencore të fundit, që u mbajt më 2019, ka të bëjë me orientimet e deritashme dhe të ardhëshme të hulumtimit të të folmës popullore serbe në Kosovë e Metohi dhe është në përgatitje për botim Përmbledhja e kumtesave nga ai tubim. Është organizuar Ekspozitë e madhe me titull: “Trashëgimia kulturore serbe në Kosovë-Metohi; identiteti,rëndësia; rrezikimi”, që u mbajt në Galerinë e Aademisë më 2017, të cilën e kanë vizituar e parë më se 50 mijë vizitorë.
Kjo Degë konsideron se mohimi i këtyre përpjekjeve dhe arritjeve është plotësisht i paarsyeshëm, sikur është krejtësisht malicioze dhe e pabazë mëveshja se dikush brënda Akademisë gjoja nuk paska lejuar të mbahej ekspozita për Jasenovcin. Përkundrazi, Akademia dhe Dega e shkencave historike ka bërë gjithçka për të krijuar kushtet e nevojshme materiale, shkencore dhe profesionle për hapjën e ekspozitës, me titull: “Gjenocidi i përgjithshëm”, por është dashur të shtyhet, pasi nuk ishte përgatitur me kohë. Fatkeqësisht, ekspozita nuk është mbajtur akoma, për shkak se autori i saj ka vdekur në ndërkohë.
Dega e shkencave historike është e vetëdijshme se tërë ky aktivitet i cekur shkurtimisht më sipër, angazhimet shkencore të disa vjetëve më parë, duke u ndërlidhur edhe me përpjekjet e gjeneratave të mëhershme, nuk do të kishin arritur nivelin kaq të lartë të aktiviteteve pa përkrahjen e përhershme të Këshillit Ekzekutiv të ASShA, në krye të së cilës është adkademiku Vlladimir S.Kostiq. Ai personalisht ishte iniciator i shumë aktiviteteve për studimet mbi Kosovë-Metohinë dhe me shpirtë i ka përkrahur ato”,- thuhet në kumtesën me shkrim të Degës së Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve.
Akademiku Predrg Piper, duke iu bashkangjitur “serbologëve” të Akademisë kundër Kostiqi,t ka thënë se “secili qytetar i Serbisë duhet ta ketë mendimin e vet për Kosovë-Metohinë, si pjesë e okupuar e Serbisë, por nuk janë të domosdoshëm këtë ta thonë publikisht, ndërsa anëtarët e Akademisë kanë për detyrë që qënrimin e tyre për këtë çështje t’ia bëjnë të ditur opinionit dhe nuk guxojnë të përfaqësojnë interesa antiserbe, me arsyetimin se kjo është punë e kryer kahmot dhe se trathtia nda Kosovë-Metohisë, si “patriotizëm i ri” na shpie në të ardhme të ndritshme. Prandaj, për këtë duhet të deklarohen të gjitha Degët dhe Kuvendi i Akademisë. Për të gjithë të krishterët pravosllavë Kosovë-Metohia është shumë më tepër se një copë toke. Mirë e ka thënë peshkopi Artemije (2006), se Serbia është pallati, ndërsa Kosovë—Metohia është oltari. Pa oltarin pallati e humbë qëllimin dhe kuptimin e ekzistimit. Serbia është trupi, ndërsa Kosova është zemra në këtë trup. Nëse ia nxjerr zemrën prej trupit, mbetet kufoma e cila shkatërrohet. Për këtë çështje të rëndësishme, ASShA duhet të ketë qëndrim unik, që nuk është antiserb. Ekzistojnë vlera të cilat nuk mund të kontestohen. Askush nuk ka të drejtë të nxitë cënimin e tërësisë së vendit, të rrezikojë identitetin e popullit serb, as të shkelë kushtetutën. Kush e bënë këtë, duhet të llogarisë për pasojat”.
Akademiku e poeti Matija Beçkoviq, që është një “jashtëqitje” malazeze i konvertuar në “serbollog”, në një video-mesazh të emetuar më 24 shkurt 2021, duke u vërsulur kundër Kostiqit, lexoi letrën e tij me këtë përmbajtje: “Të nderuar kolegë, atë që unë mendoj për Kosovë-Metohinë e dijnë të gjithë dhe nuk dua ta përsëris. Ndërsa ajo që ka thënë dhe disa herë e ka përsëritur për Kosovë-Metohinë kryetari i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, u bë si një plllakë magjike. Disa sikur ai konsiderojnë se ky është mendimi i tij personal në të cilin ka të drejtë, ndërsa të tjerët thonë se mendimi i kryetarit të Akademisë nuk mund të jetë personal. Gjithësesi, ky mendim ka dalë në opinion dhe ka shkaktuar kundërshtime ose pranime, ka shkaktuar polemika, peticione e protesta. Ishte bërë shkak edhe i demonstrateës, që s’mbahet mend në historinë 150 veçare të Akademisë. Ajo që është më e rëndësishme, ka shkaktuar dilema, se cili është qëndrimi i Akademisë lidhur me Kosovë-Metohinë, këtë çështje më aktuale dhe më të rëndësishme për Serbinë dhe për kombin serb. Për të hequr këtë dilemë, është e domosdoshme që ASShA të deklarohet dhe në këtë moment vendimtar ta shpallë, on-line dhe of-line qëndrimin e vet, respektivisht të deklarohen të gjithë anëtarët e saj, pasiqë Kryesia dhe Këshilli Ekzekutiv janë deklaruar në mënyrë memece. Nëse këtë nuk e bënë ASShA, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë nuk guxon të heshtë dhe opinion duhet ta dijë përgjigjen e qartë dhe të pamëdyshje”, – ka thënë Beçkoviqi.
* * *
Në Serbi është krijuar një standard dhe kriter për cilësimin dhe kategorizimin e njerëzve në “patriotë” dhe në “trathtarë” dhe ky standard lidhet me mendimet dhe qëndrimet ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe ndaj Kosovës në veçanti. Prandaj, nuk duhet të çuditemi përse njerëzit atje hezitojnë të shprehin mendimin e tyre të lirë, real për të vërtetën. Në serbi janë në mode dhe të pëlqyeshme vetëm stereotipet më negative ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, shprehjet: “Nuk e japim Kosovën”, “Kosova është zemra e Serbisë”, “Njohja e shtetit të Kosovës është trathti”, e fraza të tilla të shumta.
Problemet reale midis Serbisë e Kosovës nuk datojnë prej shpalljes së pavarësisë (2008), por ato janë prej okupimit të Kosovës nga Serbia (1912). Ka njerëz në Serbi të arsyeshëm, që njohin gjenezën, rrënjët, shkaqet dhe pasojat e problemeve reale, e dijnë të vërtetën dhe realitetin, por ata kanë pasoja nëse e thonë të vërtetën dhe realitetin. Në Serbi gënjeshtra, kur është në interes nacionl, konsiderohet virtyt kombëtar (Qosiqi), ndërsa është krijuar një arsenal i tërë i miteve arkaike dhe gënjeshtrave në lidhje me shqiptarët dhe Kosovën, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin, sikurse edhe vet Kusthetuta e atij shteti,që është injorim i të vërtetës dhe realietit.
Edhe në bisedimet për rregullimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, shërbehën me këto stereotipe, mite e gënjeshtra, duke u përpjekur të imponojnë zgjidhje të padrejta, në dëm të Kosovës, e që është krejtësisht në kundërshtim me parimet e përgjithshme të përgjegjësisë së humbësit të luftës. Në çdo lidhje të paqes midis shteteve, humbësi i luftës nuk është pala që shtron kushtet e paqes, por është pala që duhet t’ia kompensojë palës fituese të gjitha dëmet e shkaktuara. Këtë e dijnë fare mirë dhe Brukseli e Vashngtoni, edhe Moska e Pekini, por përveç Vashingtonit, të tjerët shtiren si neutralë si në anën e Serbisë.