leoni

Ka vdekur Xhemajlije Hoxha Demaçi, gruaja e simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi

Ka vdekur Xhemajlije Hoxha Demaçi, gruaja e simbolit të rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçi. Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në ora 12.30 në varrezat e Lagjes Arbëria ( ish Dragodan) nga rrethi i ngushtë familjar. Xhemajlije Hoxha Demaçi kishte bërë një jetë të vështirë. Pas burgosjes së burrit të saj, Adem Demaçit, atë e largojnë nga vendi i punës së saj, mësuese në Prilluzhë të Vushtrrisë. Me qëllim të lehtësimit të jetës së saj, bac Adem Demaçi i shkruan një letër nëpërmjet së cilës i kërkon asaj që të bëjë kërkesë për shkurorëzim. Pas shkurorëzimit, Xhemajlinen e kthejnë në shkollës si pastruese e më vonë në pozitën e mësueses. Më vonë u detyrua ta pranojë që ta sigurojë ekzistencën për vete dhe fëmijët. Unë u ndjeva shpirtërisht i lehtësuar” ka treguar në mes tjerash, simboli i rezistoëncës sonë kombëtare, Adem Demçai duke përkujtuar vitet e tij nëpër burgjet e Jugosllavisë dhe vuajtjet e familjarëve të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj e quan “kriminale” rritjen e çmimit të energjisë – akuzon ZRrE dhe Qeverinë Kurti për neglizhencë ndaj qytetarëve

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut reaguar ashpër ndaj vendimit të …