Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj ka reaguar ashpër për padinë që Beogradi zyrtar ka deponuar kundër kryetarit të Këshillit Kombëtar në Kosovës Lindore, Ragmi Mustafës. Ajo ka përkujuar se Ragmi Mustafa po akuzohet nga një shtet që i ka ende dyert e përlyera me gjak nga luftërat që i shkaktoi vet në rajon kundër të gjitha entive joserbe. Si shtet me të kaluar të pandëshkuar gjenocidale e kriminale, Serbia punon pa rreshtur për ta ndalur secilën frymë shqiptare, secilën shenjë, simbol e trashëgimi me të cilën identifikohet populli shqiptar, si ndër më të hershmit, autokton të këtij rajoni. Është veprim i paprecedent e i papranueshëm, shkelje flagrante e të drejtave themelore e njerëzore padia e ngritur nga Gjykata e Vranjës ndaj Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, z.Ragmi Mustafa për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar në selinë e këtij Këshilli, më 28 nëntor 2020. Z.Mustafa akuzohet nga shteti i cili i ka ende duart e përlyera nga luftërat e shkaktuara në rajon kundër të gjitha etnive joserbe – “për kryerjen e veprës për kundërvajtje, ngritja e flamurit kombëtar”, thuhet në mes tjerash në reagimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …