Lëvizja Vatra ka tërhequr vëmendjen se kalimi i kufirit për në Kosovën Lindore është bërë i paparashikueshëm dhe mjaft shqetësues dhe se shqiptarët e dëbuar nga trojet e tyre atje, po arrestohen nga Serbia kur po kthehen në trojet e tyre. “Pas arrestimit ata (shqiptarët) dërgohen në gjykatat më të afërta ku iu shqiptohet një gjobë, pastaj iu konfiskohen dokumentet dhe në fund depërtohen për në Kosovë. Kjo dukuri ka nisur katër muaj më parë dhe ka ardhur pastaj gjithnjë duke u shpeshtuar. Më herët nuk është vërejtur diçka e tillë. Ky veprim ka zënë fill menjëherë pas paralajmërimit të Ivica Daçiqit në Parlamentin e Serbisë lidhur me çështjen e pasivizimit të dokumenteve”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vatra.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …