BERZH rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik  Besa Zogaj- Gashi, ka takuar  drejtorin për Ballkanin Perëndimor të BERZH-it z. Holger Muent i shoqëruar nga ekipi punues, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për hartimin e  “Strategjia e Kosovës –BERZH”, e cila do të jetë në funksion të vazhdimit dhe thellimit të mbështetjes së BERZH-it, për financimin e ekonomisë dhe bizneseve lokale për Kosovën.

Me këtë rast zëvendësministrja Zogaj- Gashi, ka falënderuar të pranishmit për ndihmën që BERZH po i jep Kosovës në veçanti në promovimin  dhe mbështetjen në zhvillimin e qëndrueshëm në sektorin e  energjisë dhe Efiçiencës së Energjisë.

Zogaj – Gashi më tej ka njoftuar kreun e BERZH-it z. Muent për projektet dhe prioritetet e MZHE-së respektivisht projektin “Kosova e Re”.

“Tashmë  kemi një  koncept dokument, i cili është aprovuar  në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, i cili përfshinë themelimin e One Stop Shop-it, projektet në fushën e Teknologjisë së Informacionit, nismat për reformën që kanë  qëllim përmirësimin e qeverisjes  korporative. Të gjitha këto prioritete dhe masa janë pjesë e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim Ekonomik 2016-2021 e aprovuar dhe Programi i Reformave Ekonomike”, është shprehur Gashi.

Nga ana e tij z. Muent  ka ri konfirmuar mbështetjen e BERZH-it për Kosovën,  duke shtuar se  BERZH është i përkushtuar për tejkalimin e sfidave në sektorin e energjisë. Ai tha se  BERZH do të bashkëpunoj me autoritetet në Kosovë për përfshirjen e sektorit privat në sektorin e energjisë si dhe për mbështetjen e investimeve të nevojshme për rritjen e sigurisë së furnizimit me energji, zhvillimin e Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë dhe përmirësimin e efikasitetit të energjisë.

Ndryshe, strategjia për katër vitet e ardhshme për Kosovën nga BERZH është  paraparë të aprovohet në fillim të muajit nëntor të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …