Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të KQZ-së ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka nisur procesi i numërimit të votave me kusht. Numërimi i këtyre votave ka filluar tw dielën në orën 18:00. Nga rezultatet preliminare janë aprovuar rreth 53 mijë e 600 zarfe me fletëvotime të cilat do të numërohen. “45 vëzhgues për një subjekt politik kanë të drejtë të vëzhgojnë procesin e numërimit të votave me kusht”, ka njoftuar KQZ-ja. Ndërkohë, shërbimi votues i KQZ-së të premten në mesnatë ka përmbyllur procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime. Nga rezultatet preliminare janë aprovuar rreth 53 mijë e 600 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar rreth 20 mijë e 400 zarfe. KQZ-ja pritet që në fillim të kësaj jave të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare duke i hap kështu rrugë formimin të Qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …