Për datën 5 mars është caktuar të zhvillohet seanca e radhës e Gjykatës Speciale për rastin e Salih Mustafës. Kështu është bërë e ditur në kalendarin e publikuar nga Specialja. Ndër të tjerash theksohet se duke filluar në orën 11:00 do të zhvillohet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes që lidhet me Mustafën. Salih Mustafa ishte i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale, nën dyshimin kinse për krime të kryera gjatë luftës. Më 28 shtator 2020, ai nuk kishte pranuar të deklarohej për akuzat me të cilat ngarkohej, derisa më 28 tetor , ai u deklarua i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja. Ndërsa më 23 nëntor 2020, Gjykata Speciale kishte marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Salih Mustafës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …