Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Orgeta Manastirliu njofton se të hënën në mbrëmje do të pranojnë mbi 15 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19, të kompanisë amerikane Pfizer. Manastirliu njoftoi se me këtë kontingjent të ri do të përfundojë vaksinimi i stafit mjekësor dhe do të vazhdojë vaksinimi i personave mbi 80 vjeç. “Sot mbërrijnë 15,210 doza vaksine nga kontrata me Pfizer, për të përfunduar vaksinimin e plotë të stafeve mjekësore dhe për të vijuar intensifikimin e vaksinimit për të moshuarit 80-vjeçar. Brenda dy javëve të para të marsit pritet të mbërrijnë edhe 14,400 vaksina të AstraZenecas, me të cilat do të vijojmë vaksinimin, duke pasur prioritet mësuesit”, ka njoftuar ajo.
