Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme. I pranishëm në takim pos drejtorëve ishte edhe nënkryetari Sami Cacaj. Gjatë takimit është diskutuar për mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Deçanit, menaxhimin e situatës me COVID-19, ku deri m datë 28.02.2021 në komunën e Deçanit janë të identifikuara 757 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 634 te shëruar plotësisht, 22 kanë humbur jetën dhe 101 raste janë akoma aktive. Po ashtu gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me projekte që do të realizohen në komunën e Deçanit, për aktivitetet e prokurimit etj. Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …