Drejtori gjeneral i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka ftuar qeveritë në botë që të mos zbusin masat anti-COVID. Ai ka thënë se në javën e fundit është shënuar rritje e rasteve me virusin korona në nivel global, për herë të parë në shtatë javët e fundit, raportojnë mediat e huaja. Ghebreyesus këto shifra i ka quajtur “dëshpëruese, por jo edhe befasuese”. Sipas OBSH-së, që nga fillimi i pandemisë, janë shënuar gati 114 milionë të prekur me COVID-19, ndërkohë që kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje, mbi 2.5 milionë banorë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …