leoni

Sot në Mitrovicë u përkujtuan shqiptarët e ekzekutuar më 14 prillit 1999 nga policët serbë në krye me Oliver Ivanoviqin

Sot në Mitrovicë u përkujtuan shqiptarët e ekzekutuar më 14 prillit 1999 nga policët serbë në krye me Oliver Ivanoviqin

Sot në Mitrovicë u përkujtuan të vrarët në masakrën e 14 prillit të vitit 1999 nga policia serbe, e udhëhequr nga krimineli, Oliver Ivanoviq. Pranë pllakës përkujtimore te vendi i krimit kanë marrë pjesë zyrtarë  të pushteti vendor në krye me kryetarin e  komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe nënkryetarin Safet Kamberi, njofton kumtesa komune. Gjithashtu te pllaka përkujtimore kanë përkujtuar të viktimizuari edhe përfaqësues të partive politike të nivelit lokal të LDK, Vetëvendosje dhe Partisë së Drejtësisë.  Për këtë masakër në janar të këtij viti Ivanoviq ishte dënuar me 9 vjet  burg.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …