Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka lënë të hapur mundësinë që të mërkurën të përmbyllet gjithë procesi i numërimit të votave dhe KQZ-ja të shpallë rezultatet përfundimtare. Elezi thënë se nuk mund të thuhet me saktësi se procesi do të përfundojë sot, por ka mundësi që kjo të ndodhë. Të martën nisi numërimi i votave nga diaspora pas përfundimit të atyre me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.
