Shkaku i pandemisë, këtë vit manifestimi i “Epopesë së UÇK-së” do të shënohet më ndryshe.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë do të mbahet manifestimi qendror dhe parada e FSK-së për nder të 23-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.
Akrivitetet tematike e kulturore
5 mars
– Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimore i kushtohet “Epopesë së UÇK-së”, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.
– Gjithashtu, në këtë ditë shfaqen aktivitete nëpër rrjete sociale të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës.
09:00 – Seanca solemne nëpër të gjitha kuvendet komunale.
11:00 – Ekspozita “Kujtesa e Kosovës – Adem Jashari – rrëfime bëmat dhe heroizmin”, në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë.
12:00 – Parada e FSK-së në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë (për shkak të pandemisë do të zhvillohet pa praninë e publikut).
18:00 -Turniri në futsall, Pallati i Rinisë, Prishtinë.
6 mars
09:00 – Homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
10:00 – Ekspozitë me fotografi, Prekaz.
11:00 –Turnir në volejboll, Skenderaj.
12:00 – Homazhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së.
15:00 – Ekspozitë me 59 fotografi në sheshin “Skënderbeu”, Prishtinë.
17:00 – Akademi përkujtimore, Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë.
7 mars
09:00 – Turnir në shigjetari, Skenderaj.
11:00 – Turnir në shah, hotel “Grand”, Prishtinë.
13:00 – Finalja e turnirit të volejbollit, Skenderaj.
17:45 – Manifestimi Nata e Zjarreve, në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
18:00 – Koncert pa praninë e publikut (për shkak të pandemisë), në stadiumin e futbollit në Skenderaj, transmetim direkt në TV dhe rrjete sociale.