Dr. Murteza Osdautaj

Dr. Murteza Osdautaj: Ecje nëpër kujtime”, libër me vlerë kulturore, faktografike dhe dokumentare i autorit, Adem Lushaj

Adem Lushaj, një gazetar i njohur i komunës së Deçanit, me përmbledhjen e tij të beletristikes dhe publicistikes, paraqitet në kulmin e pjekurisë së tij intelektuale. Ai, në librin e tij ka përmbledhur punimet më të mira që i ka shkruar gjatë viteve, në punën e tij prej gazetari.

Reportazhet e përmbledhura këtu, udhë përshkrimet dhe intervistat me personalitete të njohura, sjellin para lexuesve një kombinim të përmbajtjeve në rend të parë, njohëse dhe, në rënd të dytë letrare, artistike dhe publicistike. Po kështu, edhe shkrimet ditore që janë renditur në fund të librit, paraqesin një lloj kronike lidhur me ngjarjet kryesore në komunën e Deçanit, brenda disa viteve gjatë të cilave, z. Lushaj, punon si gazetar i gazetave dhe portaleve të ndryshme në Kosovë.

Në aspektin stilistik dhe gjuhësor, dua të ceki se shkrimet e përmbledhura në libër, janë shkruar me kujdes të veçantë gjuhësor që e bëjnë autorin një njohës të mirë të gjuhës, por edhe një përdorues me kompetencë të lartë të saj. Sidomos, kjo shkathtësi, vërehet në shkrimet tematike, siç janë: reportazhet, udhë përshkrimet dhe intervistat.

Libri në tërësi ka një organizim të mirë dhe është i ndarë në katër kapituj kryesor. Në të parin janë radhitur reportazhet, në të dytin janë futur Intervistat, në të tretin kapitull janë vendosur Vështrimet, opinionet dhe komentet, dhe përfundon me kapitullin e fundit ku janë paraqitur shkrimet e ndryshme për ngjarjet ditore. Libri, gjithashtu ka një shtojcë ku janë paraqitur fotografi të ndryshme të cilat artori dhe redaktori kanë vlerësuar se duhet të jenë në libër.

Libri paraqet një vlerë të shtuar kulturore, faktografike dhe dokumentare, në lidhje me jetën e banorëve të një ane të Kosovës, por edhe të viseve në të cilat autori ka pas rastin të shkojë dhe t’i vizitoj. Në këtë mënyrë libri arrin që ta ruaj kompaktësinë dhe homogjenitetin e saj tematik dhe faktofgrafik.

Në aspektin stilistik, libri dallohet për një gjuhë të përzgjedhur, për një shkrim të kujdesshëm dhe preciz, që i mundëson lexuesit që të krijojë një ide kryesore lidhur me idetë dhe përmbajtjen e paraqitur në libër, nga autori.

Duke e konsideruar si një libër që paraqet një përgatitje të mirë, që idenë dhe përmbajtjen i paraqet në mënyrë kompakte dhe të organizuar, dhe, duke e parë se në aspektin gjuhësor, stilistik,  faktografik dhe publicistik, paraqet një vlerë të rëndësishme, kam kënaqësinë që ta jep mendimin tim pozitiv për botimin e tij. Mendoj se botimi i librit do të lërë për lexuesit kosovarë një formë jo shumë të përhapur të librit në të cilin, në një vend, ai do të ketë mundësinë të lexojë për njerëzit dhe personalitetet e një kohe, vendet e vizituara dhe ngjarjet që kanë ndodhur në një periudhë të caktuar të punës dhe aktivitetit të autorit.

Duke e shprehur mendimin tim, që libri i Adem Lushaj, i plotëson të gjitha kriteret për t’u botuar, dëshiroj që autorit, por edhe librit, t’iu uroj fat dhe jetëgjatësi.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Dje ishte dita e dytë e  Panairit të 27-të të Librit “Tirana 2024”, suksese dhe mangësi

Albert Z. ZHOLI; Dje ishte dita e dytë e  Panairit të 27-të të Librit “Tirana 2024”, suksese dhe mangësi

Dje ishte dita e dytë e  Panairit të 27-të të Librit “Tirana 2024”, suksese dhe mangësi – Në …