Gjatë vizitës në qytetin e Lezhës me rastin e 577 vjetorit të Besëlidhjes, kryetari i Vetëvendosjes pranoi se bashkimi kombëtar është “dëshirë e shqiptarëve” dhe “intencë e historisë”, por Kushtetuta e Kosovës e ka një kundërthënie në nenin 1.1 me nenin 1.3. Neni 1.1 thotë që Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik e neni 1.3 na ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Në këtë kuptim, Pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur, siç është Shqipëria, por njëkohësisht paraqet pengesë për integrim të llojit tjetër siç është ai evropian. Në Kosovë, kur s’kemi ligj për referendum dhe kur s’e ndryshojmë dot Kushtetutën tregon që duhet të bëjmë më shumë punë e do të kalojë ca kohë deri të arrijmë në atë pikë, por padyshim ajo është intenca historike dhe dëshira e shqiptarëve”, tha Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …