Formimin e Ushtrisë së Kosovës e kanë përshëndetur krerët e institucioneve të vendit, liderët e partive politike...

Në kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë, mbahet manifestimi qendror, Parada e FSK-së, në 23-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Në kazermën „Adem Jashari“ të FSK-së në Prishtinë, do të mbahet manifestimi qendror, Parada e FSK-së, për nder të 23 – vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kujtim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë Dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri. Manifestimi mbahet më 5 mars 2021, ditë e premte,  në kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë, duke filluar nga ora 1200. Në manifestim do të marrin pjesë: Vjosa Osmani, Abdullah Hoti, Anton Quni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ministra dhe zëvendës-ministra në detyrë, stafi diplomatik, atashe ushtarak, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, ushtarë dhe oficerë të FSK-së. Manifestimi për Epopenë e UÇK-së mbahet nën organizimin e Qeverisë të Republikës së Kosovës. Manifestimi „Epopeja e UÇK-së“, më 5 mars, do të jetë manifestim i tipit të mbyllur për shkak të pandemisë dhe për këtë kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …