Ish-deputetja e PDK-së, Sala Berisha-Shala, ka thënë se qytetarët do kuptojnë shpejtë mashtrimin që ka bërë Albin Kurti dhe partia e tij, do ta marrin vendin e merituar. Ajo po ashtu ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës, do të rikthejë besimin e qytetarëve. Shala e sheh të vështirë zgjedhjen e Vjosa Osmanit si kryetare të Kosovës, duke shtuar se ajo në Vetëvendosje do të jetë më shumë si një figurë që do të përdoret nga Kurti. Tutje ajo shton që humbja e PDK-së ka qenë e pritur, sepse i është dashur të kalojë nëpër shumë sfida duke përfshirë edhe mungesën e liderit dhe themeluesit të partisë.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …