Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e sheh dhe e pranon vetëm në mandatin e vet origjinal, si forcë civile. “Që nga dhjetori i vitit 2017, e kam bërë të qartë se kjo lëvizje, ishte në kohë të gabuar dhe që vendimi është marrë kundër këshillës që ka dhënë NATO. NATO vazhdon që ta mbështesë zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës nën mandatin e saj origjinal, përkatësisht atë të një force të mbrojtjes civile”, është shprehur Stolternberg. “Me ndryshimin e mandatit Këshilli Atlantik i Veriut është duke rishqyrtuar nivelin e angazhimit të NATO-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Diskutimet në mes aleatësh rreth këtij qëllimi janë duke vazhduar”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …