Analisti i njohur, Frrok Çupi, ka deklaruar se dosjet e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta janë monstruoze. Sipas tij, aty ka vrasje, ka krime nga më të rëndat. Ai është i bindur se ka ardhur dita që Meta dhe Berisha do të përfundojnë në burg për gjithë krimet gjatë këtyre 30 viteve. “Mosndëshkueshmërisë së liderëve po i vjen fundi. Nëse Berisha dhr Meta që janë përgjegjës për fatkeqësitë në këto 30 vite, atëherë këtu merr fund drejtësia. Dosjet e fundit, që nga vjedhja e kompleksit ‘Partizani’, dosjet për Berishën dhe për Ilir Metën, janë dosje monstruoze, ka vrasje, ka krime, ka vjedhje, korrupsion pa fund, kontrabanda, qëndrim kundër amerikanëve. A e dini çfarë kanë bërë këta njerëz. Kemi 97′ me 3 mijë të vrarë. Të gjithë kundërshtarët e Berishës janë vrarë. Nuk ka varre. Akuzat ndaj Metës se ka të vrarë mbrapa Dajtit, ka vjedhur floririn. Sot ka ardhur dita që ata do të ndëshkohen” tha Çupi.
