Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, thotë se gjendja me COVID-19 po rëndohet ditët e fundit, ndërsa nuk mohon mundësinë që Kosova të jetë në prag të një vale të re me koronavirus. Krasniqi tha se krahasuar me dy muajt paraprak kur nuri i të hospitalizuarve nga COVID-19 ishte rreth 460, tash thotë se ka shkuar në 573 për shumë më pak ditë. Shton se kjo është një rritje e të hospitalizuarve për 15 për qind. Pikërisht këto, sipas tij janë indikatorë se Kosova mund të përjetojë një valë të re. Ai nuk i vë faj vetëm fushatës zgjedhore me tubimet partiake për numrin në rritjeve të rasteve, por thotë se ka edhe arsye të tjera. “Si duket ka filluar një humbje e përqendrimit individual dhe kolektiv ndaj pandemisë. Nuk guxojmë të shpërqendrohemi. Çdo mosrespektim i masave shkon me shpërndarje më të madhe të virusit”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …