Nezir Myrtaj: Nëse duhet vdekur dikush, më mirë unë, sesa Kosova ime, – kishte thënë Komandanti

Nezir Myrtaj: Nëse duhet vdekur dikush, më mirë unë, sesa Kosova ime, – kishte thënë Komandanti

Tashmë ishte e largët koha kur thirrja e çetave të maleve të Drenicës: “Prite Azem Galicën, ore!”, ua kallte datën hordhive të krajlit serb. Vitet dhe dekadat e robërisë së Kosovës kishin venitur, në kujtesën e sunduesit serb, pamjen e dragoit të Galicës, që fluturonte hipur në kalë. Vetëm atëherë kur lubisë serbe i doli përballë uniforma e UÇK-së, si fantazmë tmerruese, pushtuesit serbë, sikur të parët e tyre dikur, filluan të ndiejnë dridhjen nën këmbë të tokës arbërore.

Prandaj, lubia serbe kishte provuar disa herë ta kafshonte Drenicën: në Prekaz, në Llaushë, në Likoshan, në Qirez e sërish në Prekaz.

Më 5 mars, ajo po rikthehej edhe një herë te Prekazi i legjendave të trimërisë, për ta kafshuar helmueshëm Drenicën. Po sulmohej kështjella e jasharëve, ku ruhej i paprekur nderi shqiptar. Ajo kishte brenda zemrën e madhe të komandantit legjendar të luftës për liri, Adem Jashari, plakun fisnik Shaban Jashari, trimin e paepur Hamëz Jashari, nipat dhe mbesat e Shotës. Mëngjesi i asaj dite të acartë marsi, bashkë me krismat dhe me zjarrin e topave, po derdhte mbi Prekaz edhe tërë llahtarin e barbarisë serbe. Por, atë çast, brenda kështjellës u mor vendimi i madh:

– Nëse duhet vdekur dikush, më mirë unë, sesa Kosova ime, – kishte thënë Komandanti.

 – Nëse duhet vdekur dikush, më mirë të gjithë ne, sesa Atdheu, – kishin thë-në të gjithë Jasharët në Kështjellë.

 Po shkrepnin pushkët, e po këndonte zemra shqiptare. Pushka dhe kënga e trimave po shkruanin simfoninë e qëndresës së pamposhtshme, jehona e tyre po prekte rrënjët dhe majën e historisë së luftës sonë për liri. Në Prekaz po bëhej historia. Kështjella e jasharëve po bëhej muranë e lirisë.

( Nezir Myrtaj, 5 mars 1999. Radio Kosova e Lirë).

 

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Roza Sarah Eshkenazi (1895- 1980) ka qenë këngëtarja më e njohur, më e çmuar në Turqi dhe në Greqi, pothuajse gjatë tërë shekullit XX

Ahmet Qeriqi: Roza Sarah Eshkenazi (1895 – 1980) ka qenë këngëtarja më e njohur, më e çmuar në Turqi dhe në Greqi, pothuajse gjatë tërë shekullit XX

Me zërin e saj melodik, me këndimin plot afsh dhe përkushtim të këngëve hebraike, armene, …