Në komunën e Hanit të Elezit sot është kujtuar Epopeja e 5 6 e 7 marsit të Prekaz

Në komunën e Hanit të Elezit sot është shënuar Epopeja e 5 6 e 7 marsit të vitit 1998, në Prekaz të Drenicës

Në komunën e Hanit të Elezit sot është shënuar Epopeja e 5 6 e 7 marsit të vitit 1998, në Prekaz të Drenicës. Mbledhjen solemne e hapi kryesuesi, Qamush Brava, i cili kërkoi nga të pranishmit një minutë heshtje  për të rënët. Ai e kujtoi Betejën e 5 6 e 7 marsit  të vitit 1998, tre ditëve  kur Jasharajt i rezistuan një ushtrie barbare.

Në fjalën e tij,  kryetari i Komunës, Rufki Suma tha se sot kur po shënojmë Epopenë e UÇK-së ne kujtojmë sakrificën dhe heroizmin e familjes Jashari, që i dhanë një dimension tjetër lirisë së atdheut. Pas qëndresës heroike të Jasharëve  nga të katër anët e botës bijtë e bijat me të mirë të erdhën dhe iu bashkuan luftës në Kosovë. Nga Prekazi flakët e luftës u shpërndanë në krejt vendin. Popullit shqiptar për një kohë të gjatë  iu mohua e drejta për të jetuar i lirë, andaj edhe na u  imponua lufta. Kryetari, Suma foli edhe  për  luftën e organizuar nga luftëtarët e kësaj ane  në  Brigadën 164, Gafurr Loku, të Zonës Operative të Neredimës. Ai ka saktësuar se një rol të rëndësishëm në luftën e UÇK-së kanë luajtur edhe ata vullnetarë të lirisë  që kishin  ardhur nga diaspora nga Shqipëria e  Maqedonia dhe fitorja më në fund u  kurorëzua me ndihmën e NATO-s, tha mes tjerash kryetari i Hanit të Elezit, luftëtari i lirisë dhe ish eprori i UÇK-së, Rufki Suma.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …