Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka mbajtur seancë solemne, për nder të përvjetorit të 23 të ''Epopesë së UÇK-së''

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka mbajtur seancë solemne, për nder të përvjetorit të 23 të ”Epopesë së UÇK-së”

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka mbajtur seancë solemne, për nder të përvjetorit të 23 të ”Epopesë së UÇK-së”, përkatësisht  5,6 dhe 7 Marsit, në nderim të sakrificës së Komandanti Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij. Ativiteti ishte i kufizuar për shkaqe të pandemisë  me covid-19.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha në fjalën e rastit ndër të tjera theksoi.”Duke kërkuar mirëkuptimin e juaj, më lejoni që në emër të kryetarit të Komunës, Ragip Begaj,  t’ju përcjelli përshendetjet me rastin e ”Epopesë së UÇK-së” në përvjetorin e 23 -të, familjeve të dëshmorëve të kombit, veteranëve, invalidëve, juve këshilltarë të KK të Malishevës dhe personaliteteve që kontribouan për çlirimin, lirinë dhe shtetin e Kosovës”. Dhe vazhdoi, ” Për nder të 5, 6 dhe 7 Marsit, që njihet si ”Epopeja e UÇK-së”, për ta përkujtuar marsin e vitit 1998, qëndresën, rezistencën, heroizmin dhe luftën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe gjithë familjes jashari, për liri, UÇK- ja , në krye me Komandantin legjendar, Adem Jashari, e ndërruan kahun e jetës dh të historisë, ku UÇK-ja ishte kthyerë në shpresë dhe ëndrrën e bënë realitet Kosovën e çliruan dhe e krijuan shtet të lirë, sovran dhe demokratik, edhe  në ditët e sotme UÇK-ja dhe lufta e saj janë temë diskutimi, për ne gjithmonë në aspektin e krenarisë dhe kështu do të jetë pëeherë, kurse të tjerët e kanë temë diskutim në aspektin tjetër, në atë të përndjekjes, hetimit dhe   gjykimit, kjo është e papranueshme, vështirë e akceptueshme se si krerët e institucioneve shtetërore merren padrejtësisht dhe akuzohen kinse për krime lufte, dhe ne hamendësohemi duke thënë se ndoshta kanë të drejt, koha e hamendësimeve ka përfunduar, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka bërë luftë të pastër dhe çlirimtare, prandaj edhe Malisheva ishte zanafillë e hershme dhe vatër e UÇK-së, tani edhe e shumë dëshmorëve e matirëve, ku janë nëpër breza lavdia dhe krenaria jon”, përfundoi Berisha.

Kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, ”Malisheva ka dhënë një kontribut të jashtëzakoshëm për çlirimin, Lirinë dhe shtetin e Kosovës, më 74 dëshmorë e shumë martirë, të cilët u bënë gurëthemeli i së ardhmës, prandaj ne, sot kemi obligim që amanetin  e tyre ta qojmë në vend, duke krijuar mirëqenie për qytetarët tanë”, përfundoi Morina. Ndërsa, Kryetari i Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, Metush Kryeziu, theksoi”Në këtë ditë të shenjët së cili nga ne rikujton në mendje, përjetimet dhe sakrificën e popullit shqiptar nëpër shekuj, ndërsa sa herë vije marsi përkujtojmë Prekazin e 98 dhe luftën  për çlirim dhe liri të UÇK-së, prandaj ne të gjallët, sot përulemi, me respekt, nder dhe krenari, para të gjithë dëshmorëve të kombit, ne kemi obligim ta vazhdojmë rrugën e nisur nga ta, sepse e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi dhe kombi qëndron në themelet e gjakut të tyre”, përfundoi, Kryeziu.

Më pas u bën homazhe të varrezat e dëshmorëve, në Malishevë, Kleçkë dhe Prekaz.

Lavdi jetës dhe veprës së Komandanti Legjendar Adem Jasharit!

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit që ranë për lirinë e Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …