Reagimi i Kryetarit Gashi drejtuar Institucioneve përkatëse për gjendjen mjedisore në Komunën e Kastriotit

Kryetari i Komunës së Kastriotit z. Xhafer Gashi ju ka  drejtuar Institucioneve përkatëse për gjendjen mjedisore në Komunën e Kastriotit.

Të enjten me datë 14 Prill 2016 në ora 15 kemi dal në vendngjarje dhe kemi parë se nga deponit e hirit dhe seperacioneve të thëngjillit të TC Kosova A dhe TC Kosova B, Komunën e Kastriotit e ka kapluar një re e pluhurit që është duke shkaktuar probleme të shumta.

Andaj z. Gjuka urgjentisht të ndërmerrni masa në spërkatjen e seperacioneve të  thëngjillit dhe hirit në fshatin Dardhishtë, sepse komuna e Kastriotit është shndërruar në një katastrofë mjedisore dhe ekologjike për banorët e territorit të komunë së Kastriotit.

Gjithashtu ju lutem që urgjentisht të ndërmerrni masa dhe të filloni më ndërtimin e bankinave përreth TC Kosova A dhe TC Kosova B të gjelbërohet dhe të pyllëzohet, me qëllim që të ndalohen zhurmat që shkaktohen nga KEK-u dhe pluhuri që e ka kapluar Kastriotin.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …