Kryetari Suma uron mësuesit për ditën e tyre,” 7 Marsin”

Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, uron të gjithë mësimdhënësit për këtë ditë, duke e vlerësuar punën e tyre në arsimimin e brezave të rinj si të shenjët. “Dëshiroj t’i uroj të gjithë mësimdhënësit e Komunës së Hanit të Elezit me rastin e shënimit të 7 Marsit. Mësimdhënësit e bëjnë një punë të shenjët, ata çdo ditë arsimojnë brezat e rinj, që janë ardhmëria e vendit. Arsimi i shoqërisë varet nga mësimdhënësit dhe si rrjedhojë uroj që arsimi çdo vit e më shumë në komunën e Hanit të Elezit të jetë në standardet më të larta. Kjo ditë le të jetë ditë falënderimi për punën e tyre të palodhshme, ka thënë kryetari Suma me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …