COVID

Rritje e ndjeshme e rasteve dhe viktimave të virusit korona edhe në Shqipëri

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri mësohet për rritje të ndjeshme të rasteve dhe viktimave të virusit korona atje. Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë evidentuar 777 raste të reja të infektuar me virusin korona ndërkohë që 21 pacient e kanë humbur jetën. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 639 pacientë, 35 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetë-izolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …