Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës në bazë tremujore e fundit të vitit 2020. Sipas këtij raporti, gjatë tremujorit të fundit, shuma e të hyrave të Qeverisë në tre mujorin e fundit ishte 703 milion e 200 mijë euro ndërsa shuma e shpenzimeve të Qeverisë gjatë kësaj periudhe tremujore ishte 817 milion e 100 mijë euro. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se pjesa më e madhe e shpenzimeve përbëhet nga kontributet sociale, kompensimi i punëtorëve e konsumi i ndërmjetëm. “Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet (21.3%); kompensimi i punëtorëve (20.9%); formimi i kapitalit bruto (16.6%); dhe konsumi i ndërmjetëm (10.8%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në komunikatën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …