COVID

548 raste të reja të infektuara, 9 viktima dhe 301 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar edhe 548 raste të reja të infektuar me kovid-19 dhe 9 viktima. Ndërkohë që janë evidentuar 301 pacient të infektuar me këtë virus. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.193 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 548 raste pozitive. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ju ka bërë thirrje sërish qytetarëve që t’i respektojnë masat anti kovid.

Kontrolloni gjithashtu

Sheqir Zeneli: Ahmeti ishte një njeri me një shpirt të pa epur, një patriot i devotshëm…

Përshendetje familja e ngusht QERIQI! ATË DITË ISHA i shtrirë në shtrat dhe mezi po …