EULEX-i

EULEX-i nuk përfill mandatet, dëshiron të jetë i përhershëm në Kosovë

Misioni evropian për, sikur thuhet “sundimin e ligjit në Kosovë”, EULEX, nuk do të largohet nga vendi ynë as pas skadimit të tretë të mandatit.  Edhe pse pas shtyrjes së afatit për dy vitet e fundit ky mision, ndër më të dështuarit dhe ndër më të urrejturit nga misionet e huaja në Kosovë, do të duhej që më  14 qershor të largohej nga vendi ynë, selia e BE-së në Bruksel ka bërë të ditur se  nuk do që ta përmbyllë këtë mision, por është i gatshëm që t’ia përgjysmojë stafin dhe ta mbajë atë me mandatin që i ishte ridefinuar dy vjet më parë, kur komponenti ekzekutiv i ishte reduktuar dhe kur objektiv parësore ishte përcaktuar monitorimi, dhe “këshillimi”. Autoritetet e Kosovës dhe ato të BE-së janë duke zhvilluar negociatat për mandatin e EULEX-it. Ky mision nuk e ka njohur shtetësinë e Kosovës dhe në njëfarë mënyrë ka qenë e po mbetet  pjesë e organeve të “drejtësisë” së Serbisë në vendin tonë. Qeveria poltrone e Kosovës nuk është në gjendje ta përfillë ligjin mbi mandatet e misioneve të huaja dhe ta dëbojë  EULEX-in në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj

Fatmir Limaj: Nuk i frikësohemi zgjedhjeve, institucionet duhet të formohen përmes marrëveshjeve politike

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë urgjente për formimin …