Shoqata e Gastronomëve organizon marsh protestues, ku kërkojnë hapje totale për bizneset. Marshi do të fillojë nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’. Në orën 14:00 ata do të nisen drejtë sheshit ‘Skenderbeu’, përkatësisht Qeveria e Kosovës. Që nga fillimi i pandemisë gastronomët kanë punuar me orar të shkurtuar drastikisht, duke qenë të kufizuar edhe në numrin e klientëve të pranishëm, derisa lokalet e natës ka një vit që vazhdojnë të jenë të mbyllura.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …