Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Sadik Halitjaha: Kush ia ndal rrugën Adem Jasharit në bronz, për të ardhur në Prishtinë!

Edhe sa vite, apo sa dekada duhet të kalojnë që të vijë në vendin e vet, në vendin e duhur ma meritori i kombit! Heroin Adem Jasharin Tirana e ka, Shkupi po, Skenderaj dhe disa qytete. Pse Prishtina jo?! Kujt i bënë hije, kujt i pengon Komandanti Legjendar? Cila asht lavdia ma kulmore se kjo? Cila është rënia ma sublime? Cila është kthesa drejt lirisë? Cila asht rënia ma heroike, çka mund të quhet vlerë mbi këtë ngjarje?

 Çka duhet të mbahet ma shumë nē mend e në ndërgjegjen njerëzore e kombëtare, se sa flijimi për Atdhe i Jasharajve me Komandantin Legjendar Adem Jasharin?! Kush është pengesa? Cilëve shpirt vegjël e shpirt lig ju pengon figura dhe madhështia e të pa vdekshmit Heroit gjithë kombëtar. Ekziston një kërkesë e protokolluar në emër të Shoqatës së Veteranëve, që nga vit 2002-3 drejtuar kuvendit komunal të Prishtinës Kryetarit të atëhershëm Ismet Beqirit.

 Për shtatoren dhe sheshin Adem Jashari. Përgjegjësja ishte; Do ta kemi parasysh gjatë planifikimit të infrastrukturës së qytetit! Ne e dimë që ekziston një shesh me emrin Adem Jashari. Por si duket pushtetaret s’po munden me ba ballë me u ndarë nga e kaluara e bashkim vëllazërimit titist jugosllav?! Që ta heqin trekëmbëshin e shqiptarëve që simbolizon shqiptaret e ndër në tri nisi Federative, apo ma drejt kuptuar Varjen e Shqiptuarve.

Tani Ku janë Veteranet? Po ku pushtetarët që marrin poza në përvjetorë e kokrrizën si gjela me patriotizmin e tyre? Ku janë rrahë gjokset bashkë luftëtaret e Komandantit? Dy këto kategori të fundit kanë marr pushtet në emër të vlerave veshur pa merita reale, shkojnë pranë varreve në kompleks dhe s’ju vjen turp, që asgjë s’kanë bërë për ngritjen dhe ruajtën e këtyre vlerave!

Për kundër i lanë të shkatërrohen kullat e qëndresës! Kujt ja kryen këtë detyrë ka që mohuese e mosmirënjohëse?! Edhe ato varre pran të cilave ju për ulen paturpësisht pushtetarët e frerë nga bizneset e pa ligjshëm dhe korrupsionet pa fund, këta nuk bërën as gjë në këto dy dekada posë fjalëve demagogjike!

Turku i bëri dhe rregulloi varrezat që të mos ndihemi të turpëruar para botes! Por edhe para vetvetes, para popullit, para gjeneratave të reja dhe para ardhmërisë. Kush mban përgjegjësin dhe turpin e pa matshëm?! Dëmin kombëtar, human e njerëzor të historisë e të vlerës ma sublime të njerëzimit kush këtë po e bën???!!! Administratori ndërkombëtar i Kosovës- Kushner- e patë thënë me rastin e një vizite: Po te kishte çmim Nobel për luftën dhe vetëflijimin për lirinë e njerëzimit, kisha thënë së ju takon Jasharajve. Lavdi dëshmorëve dhe çlirimtarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …