Latifi: Nderim pafund për të gjithë ata që vunë themelet e arsimit dhe edukimit në komunën e Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, ka nderuar me mirënjohje të thellë të gjithë ata mësues që vunë bazat e arsimit dhe edukimit në komunën e Rahovecit. Ishte kënaqësi e veçantë për ne t’i takojmë dhe të bashkëbisedojmë me mësuesit tanë dhe të baballarëve tanë, të cilët sot kanë mbushur mbi 70 vjeç dhe që gëzojnë shëndet të mirë. Po ashtu sot, takuam dhe nderuam me mirënjohje edhe familjarët e mësuesve që humbën jetën e tyre gjatë këtij viti të vështirë të pandemisë, por që pas vetes lanë veprat e tyre të çmuara dhe të pavdekshme. Me mësuesit tanë, që tashmë janë veteranë të arsimit, biseduam për të gjitha çështjet me të cilat preokupohet shoqëria jonë dhe ishin të arta rrëfimet e tyre jetësore, veçanërisht në fushën e arsimit. Ne jemi të përkushtuar që në vazhdimësi t’i nderojmë vlerat tona, mësuesit tanë, jo vetëm në ditën e mësuesit, dhe kurrë nuk do të harrojmë se prej nga kemi ardhur. URIME 7 MARSI – DITA E MËSUESIT! ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …