Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka thenë se Qeveria e ardhshme e vendit do të punojë për të përmirësuar jetën e qytetarëve, duke prioritizuar drejtësinë dhe duke e lidhur arsimin me punësimin e të rinjve, në mënyrë që Kosova të bëhet një vend me perspektivë ku mund të jetohet mirë e jo prej ku iket nga dëshpërimi. Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, nga e cila mori urime për fitoren bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Duke folur rreth temës së marrëdhënies Qeveri-Kuvend, Kurti tha se përkushtimi për një bashkëpunim sa më cilësor mes këtyre dy institucioneve do të jetë në qendër të qeverisjes së re. Në fund, të dyja palët ndanë bindjen që me konsolidimin e qeverisë së re do t’i thellojnë marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve tona, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …