Kandidati për deputet nga AAK, Bekë Berisha kërkon që të rinumërohen të gjitha votave në nivel vendi

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Bekë Berisha kërkon që të rinumërohen të gjitha votat në nivel vendi

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kërkuar rinumërimin e të gjitha votave në nivel vendi. Ai në një postim në rrjetin social ka shkruar se një rinumërim i përgjithshëm i votave do të largonte të gjitha dilemat mbi parregullsi në numërimin e votave për deputetë brenda të subjekteve politike. Berisha ka kërkuar që mos të lejohet keqpërdorimi i asnjë vote. Ndërkohë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur rinumërimi i votave me kusht, i atyre me postë për kandidatët për deputetë të Aleancës Ardhmërinë e Kosovës në të cilat ka qenë i pranishëm komisioneri që dyshohet për keqpërdorim sipas një videoje të publikuar në media.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …