EEAS: Dialogu Kosovë - Serbi është shndërruar në thelb të punës së Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor

EEAS: Dialogu Kosovë – Serbi është shndërruar në thelb të punës së Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor

Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme vlerëson se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, është bërë thelbi i punës së BE-së në Ballkanin Perëndimor, një element kryesor i pajtimit, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe pasqyrimi i plotësimit të perspektivës evropiane për rajonin. Në një deklaratë të lëshuar me rastin e 10-vjetorit të fillimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, EEAS konstaton se “se janë arritur marrëveshje të rëndësishme të cilat sot mundësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se janë integruar strukturat e drejtësisë dhe policisë në veri të Kosovës, kurse Kosova e ka kodin e saj telefonik ndërkombëtar dhe mundësinë për të marrë pjesë në forume rajonale”. Më tej thuhet se në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, gjatë 10 vjetëve të procesit, morën pjesë tre përfaqësues të lartë të BE-së Catherine Ashton, Federica Mogherini dhe tani Josep Borrell dhe se dialogu u zhvillua në një proces të nivelit të lartë politik, që prek çështjet më komplekse dhe më të ndjeshme në bazën e marrëdhënieve midis dy vendeve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …