Të gjitha rrugët në komunën e Rahovecit janë të kalueshme

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Rahovecit Hasan Përboqi, bashkë me kompanitë e kontraktuara për hapjen e rrugëve nga bora po qëndrojnë në teren vazhdimisht. Drejtori Përboqi njofton të gjithë qytetarët se pas reshjeve të borës, të gjitha kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren ku janë pastruar me kohë të gjitha rrugët primare dhe sekondare dhe vlen të theksohet se nuk kemi pasur asnjë situatë ku është krijuar vështirësi në lëvizjen e makinave. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hasan Përboqi, apelon tek të gjithë vozitësit, që të bëjnë kujdes të shtuar në komunikacion dhe t`i marrin masat e nevojshme mbrojtëse.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …