Sot në hollin e mensës së studenteve në Prishtinë u shënua 40 vjetori i 11 marsit 1981. Hapjes i priu ekspozita me 20 pano. Manifestimi u hap me intonimin e himnit kombëtar. Kryetari i Shoqërisë Lëvizja, Xhevat Bislimi e cilësoi ditë të shënuar 11 Marsin e vitit 1981. Kurse kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik, Hydajet Hyseni me pietet të lartë e vlerësoi lartë Pranverën Shqiptare 81. Ne na bashkoi marsi i lavdishëm i atij viti, tha ai. Hyseni përmendi edhe datat e rëndësishme të marseve në vite. Kryetari Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se ngjarjet e 81-it ishin themelet e shtetit tonë. Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Maqedoni Fazli Veliu u kthye në kujtesë veprimtarët që lanë gjurme në histori si Adem Demaçin, vëllezërit Gërvalla Kadri Zeka. Në Kërçovë në vazhduam veprimtarinë. Vepra e Demaçit mbetet shembull unikat. Neve na duhet bashkimi me Shqipërinë tha ndër te tjera Fazli Veliu. Ramadan Gashi e cilësoi 11 marsin shkëndijë e shembjes së perandorisë sllave ai demonstratës se organizuar në mensë iu bashkuan te gjithë ditëve në vijim. Me pas u vendos gurthemeli i Pranverës së vitit 1981.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …