Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dal me një deklaratë për media pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së partisë, e ku temë diskutimi ishte manipulimi me votat e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Në deklaratën e kësaj partie thuhet se janë marrë me shqetësim deklaratat për shpërdorimin e votave përfshirë edhe nga kandidatët e AAK-së. Partia i ka konsideruar tendencioze deklaratat që AAK-ja ka manipuluar me vota. “AAK përshëndet procesin zgjedhor dhe falënderon të gjitha strukturat, vëzhguesit e komisionerët që kanë kontribuar në rregullsinë e këtyre zgjedhjeve. AAK njëkohësisht, i ka marrë me shqetësim informatat për shpërdorim të votave të kandidatëve të të gjitha partive politike, përfshirë dhe atyre të Aleancës. E konsiderojmë tendencioze përpjekjen që të gjitha parregullsitë në zgjedhje t’i faturohen kryesisht AAK-së. Në situatën e krijuar konsiderojmë se është e domosdoshme të rinumërohen të gjitha votat, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të zbardhen të gjitha pretendimet për manipulim. AAK kërkon nga organet e drejtësisë që të veprojnë në përputhje me ligjin e pa asnjë kompromis ndaj të gjithë atyre që kanë manipuluar me votën e qytetarit të Kosovës”, thuhet në deklaratën e plotë të kësaj partie.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …