Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku: Idetë e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit për zhbërje të shtetit të Kosovës janë tërësisht të gabuara

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vizione të gabuara. Sipas tij, qytetarët duhet ta shohin se prej çka është ai i ndërtuar në politikë. Ai tha se idetë e Kurtit për zhbërje të shtetit të Kosovës janë tërësisht të gabuara. “Për bindjet e mija idetë e majta janë të dëmshme për Kosovë, idetë e zhbërjes së shtetit të Kosovës janë tërësisht të gabuara. Është platformë politike këtë e kemi të qartë tani po besoj, në qoftë se ka ndonjë parti që e respekton rendin Kushtetues dhe shtetësinë e Kosovës është LDK-ja”, tha Abdixhiku. “Në faktin e ngritjes së republikës së tretë e çështjes së bashkimit kombëtar dhe ndryshimit të rendit kushtetues së Kosovës këto janë deklarata te qarta nuk kam dyshim se këto janë platforma të ndonjë partie tjetër, prandaj i zë si ide të gabuara”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …