Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar ish-kryeministrin, Albin Kurti dhe kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti për dështim në menaxhimin e pandemisë me COVID-19. Ai në një postim në rrjetin social ka përkujtuar se një vit që kur u shpallë pandemia me COVID, Ministria e Shëndetësisë nuk ka siguruar asnjë vaksinë antiCOVID-19, ndryshe nga shtetet tjera që tashmë kanë nisur vaksinimet e qytetarëve të tyre. “Ky dështim total në menaxhim të pandemisë është përgjegjësi e të dy qeverive Kurti e Hoti. Numri i rasteve po rritet çdo ditë. Tanimë nuk dihet as në cilën valë të pandemisë jemi, e as cili variant i virusit po shpërndahet, ndërsa për menaxhim të kufijve, se kush mund të na sjelli variantin e ri të virusit as që mund të diskutohet! Ajo që kemi parë deri tani është pabarazia dhe diskriminimi në mbështetjen financiare të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës”, ka shkruar Haxhiu. “Pasi që jemi në një proces konsolidimi të institucioneve e që nuk dihet kur do të ndodh kjo, qeveritarët në pritje të marrjes së pushtetit dhe ata në detyrë, duhet që sa më parë të bashkërendojnë veprimet e tyre për ta siguruar vaksinën sepse shëndeti dhe jeta e qytetarëve tanë janë të rrezikuara nga dita në ditë”, shton ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …