Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se ministria që ai e drejton ka bërë të gjitha përgatitjet për vaksinimin e qytetarëve. Ai gjatë takimit të komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19, tha se janë angazhuar maksimalisht në luftën kundër virusit. “Ministria e Shëndetësisë bashkë me institutin ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për vaksinim. Jemi të angazhuar me partnerët tanë, dhe me prodhuesit për të siguruar vaksinimin. Qeveria e Kosovës ka paraparë 40 milionë euro për vaksinat anti-Covid për vitin 2021, ndërsa vaksinat do të jepen falas për qytetarët”, tha ai. Sipas tij, Kosova është shembull në rajon, sa i përket menaxhimit me pandeminë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …