Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Halit në prag të një vjetorit të fillimit të pandemisë të shkaktuar nga virusi COVID-19, ka ndarë sot nga një falënderim për Shoqatën Bamirëse Humanitare “Nëna Terezë” dhe për Kryqin e Kuq degat në Viti. Me këtë rast mirënjohjet ju dorëzuan Halit Alidema, Koordinator Regjional i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë” në Viti dhe përfaqësueses së Degës së Kryqit të Kuq në Viti, Shtatore Hajrizi. Me këtë rast Kryetari Haliti potencoi se komuna e Vitisë ju është mirënjohës të gjithëve që kanë ndihmuar institucionet komunale në menaxhimin e situatës pandemike të shkaktuar gati para një viti nga virusi COVID-19 në veçanti Shoqatës “Nëna Terezë” dhe “Kryqit të Kuq”. Ndërsa përfaqësuesit e tyre potencuan se ata do të vazhdojnë bashkëpunimin me institucionet komunale që të ju dalin në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë në çfarëdo situate që mund të ndodh.