Mediet botërore kanë bërë të ditur se tani për tani konfirmohen 9 qytetarë japonezë të mbytur nga tërmeti i fuqishëm i cili ka goditur pjesën jugore të këtij shteti të rrezikuar nga dridhjet e shpeshta të tokës. Po ashtu, nga tërmeti janë plagosur qindra të tjerë, ndërsa ekipet e shpëtimit janë në kërkim të njerëzve që eventualisht janë të bllokuar nën gërmadha. Tërmeti me intensitet 6 shkallë ka rrëzuar disa ndërtesa, ndërsa autoriteti rregullator ka raportuar se nuk ka probleme me centralet atomike. Qeveria e Japonisë ka njoftuar se 9 personat, që e kanë humbur jetën nga tërmeti, ishin nga ishulli jugor Kyushu. Raportohet se së paku 400 vetë po trajtohen në spitalet lokale. Janë evakuuar më se 44 mijë njerëz. Janë regjistruar edhe 100 dridhje të tjera pas tërmetit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …