Banorët e tri lokaliteteve dakordohen për vazhdimin e punimeve në Lumëbardhin e Deçanit

Drejtoria e Urbanizmit në bashkëpunim më zyrën e kryetarit të komunës së Deçanit, kanë organizuara takime të ndara me banorët e një pjese të qyteti të Deçanit dhe dy fshatrave Isniq dhe Llukë e Epërme. Qëllimi i këtyre takimeve ishte informimi lidhur me rregullimin e shtratit të Lumit dhe ndërtimi i rrugës nga magjistralja Deçan-Pejë, deri tek rruga ’’Dëshmoret e vitit 1922’’ që gjendet paralel me shtratin e Lumit e që mundëson qasjen e pronarëve në pronat e tyre. Ndryshe Shtrati i Lumit Lumbardhë do të vazhdoi deri tek SH.F.M.U ,,Kuvendi i Verrave të Llukës ’’. Me këtë rast drejtori i Urbanizmit Ramë Melaj, bëri të ditur se në takime të ndara me banorët e këtyre tri lokaliteteve kemi arritur në një pikë të përbashkët sa i përket pronave private të këtyre banorëve, kur është në pyetje një projekt i tillë nuk do të ketë pengesa. Ndryshe pas këtyre konsultimeve punimet për ndërtimin e projektit “Ndërtimi i Shtratit të Lumit Lumbardhë në Deçan do të fillojnë me krijimin e kushteve për punë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …