Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit publikon thirrjen për projekte Kulturore dhe Rinore

Në mbështetje të nenit 4 lidhur me nenin 13 të Rregullores MF-NR-04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve për destinimin e mjeteve nga fondi për transfer dhe subvencione për OJQ të cilat operojnë ne territorin e Komunës së Rahovecit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit, bën këtë:

THIRRJE PUBLIKE PËR PROJEKTE KULTURORE DHE RINORE

Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve/programeve të OJQ-ve, që kontribuojnë në promovimin dhe avancimin e kulturës dhe rinisë në komunën e Rahovecit. Komuna e Rahovecit u bënë thirrje të gjitha organizatave jo-qeveritare dhe individëve të regjistruar në Republikën e Kosovës e që veprojnë në komunën e Rahoveci, programi i punës i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës dhe rinisë, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në promovimin dhe avancimin e jetës kulturore dhe rinore në komunën e Rahovecit. OJQ-të në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për fushat prioritare në vijim:

–  Promovimi i kulturës dhe traditave vendore;

–  Krijimi i dialogut dhe komunikimit ndërkulturor;

–  Vetëdijësimin i rinisë për angazhim social;

–  Promovimi i aktiviteteve rinore.

Organizatat jo-qeveritare mund të aplikojnë me një projekt që kontribuojnë në promovimin dhe avancimin e jetës kulturore dhe rinore në komunën e Rahovecit, përmes aktiviteteve si më poshtë:

–  Ngritjen e kapaciteve për kulturë dhe rini;

–  Këshillime dhe mentorime për kulturë dhe rini;

–  Nxitjen e komunikimeve ndërkulturore dhe rinore;

–  Adresimin e problemeve të çështjeve kulturore dhe rinore në komunë;

–  Promovimin e të drejtave njerëzore dhe diversitetin kulturor;

–  Nxitjen e autoriteteve lokale, institucionet publike dhe akterëve tjerë për bashkëpunim me shoqërinë civile në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave kulturore dhe rinor. Vlera minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt është 250 €, ndërsa shuma maksimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet është deri në 10.000€. Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune dhe përfundon me datën 1 prill 2021. OJQ-të mund të aplikojnë me më së shumti një (1) projekt.

–  Periudha e zbatimit të projektit është deri në fund të vitit 2021.

–  E njëjta OJQ mund të jetë partnere në disa projekte në fushat prioritare të thirrjes.

–  Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të, që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo-qeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës, respektivisht në komunën e Rahovecit, së paku një (1) vit para datës së publikimit të kësaj thirrje publike.

–  OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushën e kulturës dhe rinisë.

–  OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislaconit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit, si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale komunës së Rahovecit, si dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes fianciar publike.

–  Para nënshkrimit të kontratës, OJQ duhet të paraqesë prova se personi përgjegjës në OJQ dhe menaxheri i projektit nuk janë nën hetime për vepra penale, si dhe prova se OJQ-ja ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.

Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në faqen e internetit: https://kk.rksgov.net/rahovec/shpalljet/.

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen me postë ose personalisht, në adresën e mëposhtme: komuna e Rahovecit, Rr.”Dëshmorët e Pashtrikut”, pn., Zyrën e pranimit në katin e parë në objektin e Komunës sporteli nr 7. Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendarin tregues i zbatimit të thirrjes janë të detajuara në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike. Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike. Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: [email protected], jo më vonë se 10 ditë para skadimit të ftesës publike.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …