Një histori e rrallë
Rafinerija e Naftës në Cërrik do të niste ndërtimin, në vitin 1951në bashkëpunim me specialistët Sovjetik, në kohën kur marrëdhëniet midis dy shteteve ishin të mira. Në vëndin e quajtur “kantieri“ në kryqëzimin e rrugës Papër–Cërrik u ndërtuan kapanone të mëdhaja ku jetonin shumë punonjës të cilët ishin për ndërtimin dhe vënien në shfrytëzim të saj.
Vëndndodhja e uzinës ishte pranë një terreni kodrinor 4 km larg nga qyteti i Cërrikut.Pranë rafinerisë u ndërtua TECI dhe uzina mekanike. I gjithë kompleksi kishte një fuqi punëtore rreth 500 vetë.
Drejtori i parë i uzinës ka qene Selo Reso, ndërsa kryenxhinier Mirush Puto.Në vitin 1955 nga teknikumi i naftës në Kuçovë dolën tekniket e parë të cilët bashkë me specialistët sovjetik lëshuan uzinën për herë të parë. Uzina filloi punë në vitin 1956. Nafta në këtë rafineri transportohej me njëtubacion me gjatesi 30 km të gjatë nga vendburimi i Kuçovës nëpërmjet dy stacioneve të pompimit Selita dhe Gostima. Nafta ishte viskoze me përmbajtje squfuri deri në 6 %. Ndër teknologët e parë që u dalluan mund të përmendim Simon Ranxha, Leonard Mitrushi,Bahri Hazizi ,Hysen Voci, Dhimiter Toska,Jorgji Calja, Filip Gega,Lavdosh Hametaj, Vasip Gura,Shefqet Lole, Alush Rexho, Ibrahim Gjevori.
Qyteti i Cërrikut do të përjetonte zhvillimin industrialfalë uzinës të përpunimit.Fillimisht kapaciteti përpunues i naftës bruto në 800 ton /24 orë. AVT krahas përpunimit të naftës bruto, kishte disa sektorë si parku i rezervuarëve, pastrimi i vajgurit dhe vajrave lubrifikantë, prodhimi i solventit etj. Në këtë sektor një kontribut të rëndësishëm kanë dhënë inxhinierët dhe tekniket si Ilia Demo,Minella Cami,Kasem Mesha,Sabri Shupheja, Stefan Toska dhe më vonë Viktor Ranxha. Në vitin 1961 u krye rikonstruksioni i uzinës duke rritur aftësine përpunuese në 1500ton/dite ose 450-500 mije tone në vit.
Gjatë fuksionimit të saj u prodhuan benzinë, gazoil, vajguri ndriçues,lëndë djegëse,bitum i markave të ndryshme etj. Në vitin 1962 filloi prodhimi i vajrave lubrifikantë,Aftol 18, DP 14 si dhe vajguri TS1 për aeroplanët MIG. Në vitin 1965 filloi prodhimi i sapunit dhe acideve naftenike.Në të gjitha arritjet e kësaj uzine një kontribut të madh kanë inxhinierët Mirush Puto,Safa Kumbaro,Qirjako Mihali, Ajet Ylli,Ender Nexhipi,Petrika Ballauri, Ilija Mihali, Robert Spaho, Vasilika Koliçi,Tatjana Suparaku,Burbuqe Selmani etj.
Në vitin 1969 u ndërtua impianti për prodhimin e solventit të nevojëshëm për ekstraktim në Industrinë ushqimore . Në vitin 1970 u hap shkolla e natës në degën përpunim nafte me profesor Minella Çami, Robert Spaho dhe Mishelina Xhelo. Uzina e përpunimit të naftës,krahas rritjes së prodhimit,dhe përparimit të njerëzve në profesion, duke e vlerësuar punën si një betejë të vërtet ka patur dhe martiret e saj nëfronte tëndryshme . Disa prej tyre dhanë jetën në krye të detyrës, si Pranvera Shuku,Bejaze Shkëmbi,u dogjën në flakët e zjarrit Beqo Beshiri,Anife Kabila etj, me obligimin për detyrën e ngarkuar.
Me rënien e prodhimit të naftës bruto në vitet 70 kapaciteti përpunues i saj u ul dhe në vitin 1992 ndërpreu prodhimin për të mos u vënë më në shfrytëzim . Në muajin Maj të vitit 2013 rafineria ju dha me konçension shoqërisë Kurum e cila premtoi një investim prej48 milion euro për të rivënë në punë rafinerinë në një periudhë prej 18 muaj,por ajo e shkriu per skrap që në muajin e parë 5500 ton makineri e pajisje të saj.
Cërriku dhe realiteti sotëm
Në qytetin e vogël të Cërrikut, çdo person ka pasur së paku një anëtar familjeje që ka punuar në të shkuarën në rafinerinë e Cërrikut. Punonjësit e industrisë së naftës në Shqipëri kanë pasur paga krahasimisht të larta me pjesën tjetër të popullsisë në kohën e komunizmit dhe rafineria e Cërrikut punësonte deri në 500 vetë. Qyteti sot është zbrazur nga popullsia, që prej mbylljes së rafinerisë; tashmë është i varfër dhe i mbushur me të moshuar, të cilët jetojnë si të munden, më së shumti falë ndihmës së fëmijëve në emigrim. Një kontratë koncesionare e nënshkruar nga qeveria shqiptare në vitin 2013 dukej se mund të bënte pikërisht këtë gjë të rimëëmbte ekonominë e qytetit. .
Në ditët e fundit si kryeministër, më 22 korrik 2013, Sali Berisha miratoi dhënien me koncesion të rafinerisë së Cërrikut, një ngrehinë e kohës së komunizmit që pati pushuar së funksionuari që nga viti 1992.
Kontrata me titullin “Rehabilitim, Operim dhe Transferim”, e firmosur mes Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, (sot Ministria e Energjisë dhe Industrisë), dhe kompanisë Kurum International sh.a, sanksiononte që koncesionmarrësi do të investonte në këtë rafineri gati 6.8 miliardë lekë (48 milionë euro) dhe të fillonte punën e përpunimit të naftës brenda 18 muajve. Por dy vjet pasi kontrata është nënshkruar, autoritetet duket se po hasin vështirësi në identifikimin e problemit me koncesionin.
Sipas “BIRN” që vizitoi rafinerinë e Cërrikut zbuloi se në fakt, rafineria nuk ekziston më. Ajo është shkrirë për skrap, pavarësisht se kontrata e koncesionit sanksiononte rivënien e saj në punë. Për më tepër, në ish-kompleksin industrial të Cërrikut nuk duket asgjë gjurmë nga investimi prej 48 milionë eurosh, i premtuar nga Kurum. Vetëm disa roje të kompanisë gjenden aty për të ruajtur atë çfarë ka mbetur ende pa u rrëmbyer.